Shqipëria

PE miraton rezolutën e Bashës për konfiskimin e aseteve ruse


Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sa i takon konfiskimit të aseteve ruse, me qëllim përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.

Ka qenë vetë Basha, i cili ka shpërndarë një mesazh falënderimi përmes Facebook-ut, lidhur me ngjarjen.

“Të dashur miq ju përshëndes këtu nga aola, nga agora e Parlamentit Evropian ku Asambleja Parlamentare sapo ka votuar unanimisht propozimin tim, rezolutën për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës”, bën me dije kreu i demokratëve.

Po kështu, ai shtoi se po ashtu është pranuar rekomandimi që Këshilli i Evropës të ngrejë pa vonesë një komision ndërkombëtar të pretendimeve të Ukrainës për dëmet e shkaktuara nga agresioni rus dhe një fond ndërkombëtar për depozitimin e të gjithë aseteve të ngrira ruse, mbi 300 miliardë euro dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.

“Në këtë takim, në këtë mbledhje të veçantë ka qenë edhe kryetari i Kuvendit të Ukrainës, fjala e të cilit po kështu ka pasur një peshë të jashtëzakonshme”, përmbyll Basha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore