Shqipëria

PD: Salianji zgjidhet drejtues politik i qarkut Korçë


Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është zgjedhur si drejtues politik i kësaj force politike në qarkun e Korçës.

Kjo, pas përjashtimit të ish-drejtuesit politik, Edmond Spaho.

Lajmin e ka bërë të ditur për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

“Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, sot Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Korçë, deputetin Ervin Salianji”, lexohet në njoftim.

Sipas Bardhit, në këtë mënyrë Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut.

Kjo është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore