Lajme

Pavarësisht ofensivës shkatërruese të Izraelit, Hamasi ende reziston


Zyrtarët ushtarakë izraelitë u kanë treguar gazetarëve një hartë të Gazës, që synon të ilustrojë përparimin e ushtrisë dhe të mbështesë argumentin se po e fiton gradualisht luftën kundër Hamasit.

Kështu ka njoftuar të mërkurën agjencia izraelite e lajmeve “Washington Post”.

Forcat e armatosura izraelite pretendojnë se kanë çmontuar 20 nga 24 batalione të lëvizjes islamike, duke lënë të kuptohet se kjo e fundit është e dobësuar, por ende e aftë për të luftuar, siç është rasti në veri të enklavës.

Katër batalionet e fundit operacionale të Hamasit, sipas ushtrisë izraelite, janë të përqendruara në Rafah, në jug, pranë kufirit me Egjiptin.

Ngjashëm si gati 1.5 milionë refugjatë palestinezë, në kushte katastrofike humanitare, me afrimin e një ofensive izraelite që rëndon sigurinë e tyre.

Planet për një operacion duket se po bëhen më të qarta çdo ditë, pasi qeveria ka premtuar të eliminojë plotësisht lëvizjen islamike.

Ushtria – sipas zyrtarëve izraelitë të cituar nga “Washington Post” – nuk ka rimarrë kontrollin e plotë të Rripit të Gazës. Por ka fituar lirinë e lëvizjes përmes pozicionimit përgjatë gjithë gjatësisë së enklavës dhe përgjatë një korridori të sapondërtuar që kalon tokën që ndan Veriun nga Jugu.

Teksa Izraeli ka reduktuar gradualisht numrin e trupave të tij në Gaza, vëzhguesit sugjerojnë se shteti hebre ka kaluar në një fazë të re të luftës, të fokusuar në sulme më të sakta që synojnë objektivat ku, sipas Tel Avivit, Hamasi po rigrupohet, si në al-Shifa në qytetin e Gazës.

Nëse forcat e armatosura izraelite pretendojnë se kanë vrarë rreth 10 mijë militantë të lëvizjes islamike, kjo nuk do të thotë se grupi nuk është në gjendje të luftojë kundër.

Luftëtarët e Hamasit janë më të prirur për të kryer sulme guerile me njësi më të vogla, sipas “Washington Post”.

Yahya Sinouar, lideri i Hamasit në Rripin e Gazës dhe Mohammad Deif, udhëheqësi i Brigadave të Martirëve al-Qassam, krahu i armatosur i lëvizjes, janë ende në arrati, ndoshta të ngujuar në tunelet nëntokësore të Rafahut.

Izraeli duket gjithsesi i vendosur për të kryer këtë operacion, i cili kritikohet gjerësisht në skenën ndërkombëtare, duke përfshirë edhe aleatin e tij amerikan, i cili po shfaq gjithnjë e më shumë kundërshtimin ndaj këtij projekti.

Për herë të parë që nga fillimi i luftës, SHBA-të nuk vendosën veton ndaj rezolutës së parë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

I zemëruar, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u hakmor duke anuluar vizitën e një delegacioni të nivelit të lartë izraelit të ftuar nga Presidenti Joe Biden në kryeqytetin amerikan për të diskutuar operacionin e planifikuar në Rafah.

Megjithatë, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant dhe homologu i tij amerikan, Lloyd Austin, mbajtën takimin e tyre të martën në Washington.

Përballë presionit ndërkombëtar, administrata Biden po e shtyn aleatin e saj izraelit të zgjedhë alternativa më pak shkatërruese sesa një ofensivë e madhe në Rafah, një projekt që zyrtarët amerikanë e kanë përshkruar si një “katastrofë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore