Lajme

Patriarku i Kishës Ortodokse: Mos përhapni panik, tregoni dashuri për njëri-tjetrin


Kreu i Kishës Ortodokse Ukrainase të Patriarkanës së Moskës, Mitropoliti Onufriy, ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

“Për fat të keq, Rusia ka nisur sulme ushtarake kundër Ukrainës dhe, në këtë moment fatal, u bëj thirrje të mos përhapni panik, të jeni të guximshëm dhe të tregoni dashuri për atdheun tuaj dhe për njëri-tjetrin”, tha Onufriy.

Patriarku i bëri thirrje Presidentit rus, Vladimir Putin, që “të përfundojë menjëherë luftën vëllavrasëse”.

Duhet theksuar se agresioni rus u dënua edhe nga Kisha Ortodokse e Ukrainës, edhe nga Kisha Katolike Greke e Ukrainës.

Lexo ngjarjen e plotë duke klikuar KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore