Sport

Pas tre vitesh, Daniele Orsato gjykon një ndeshje të Inter-it


Mungesa e Daniele Orsato-s si gjyqtar në një ndeshje të Inter-it zgjati plot tre vite. E thënë ndryshe, kanë kaluar 1 mijë e 232 ditë, që kur ai arbitroi një ndeshje të zikaltërve.

Inter – Juventus ka qenë përballja e fundit e arbitruar nga Orsato, përsa i përketë skuadrës nga Milano. Një ndeshje ku ai mori një sërë kritikash për “rastin Pjaniç”, pasi u konsiderua një karton i kuq i falur për bardhezinjtë.

Në atë kohë, ishe një sfidë vendimtare, veçanërisht për Juventus-in, që arriti të përmbysë rezultatin në 3-2 falë golave të Juan Cuadrado-s dhe Gonzalo Higuain-it.

Gianluca Rocchi, tashmë ka dhënë vendimin final dhe Orsato rikthehet të gjykojë një ndeshje të Inter-it.

Në stadiumin “Luigi Ferraris”, ditën e diel në orën 12:30, Orsato do të mbajë drejtësinë në përballjen e vendasve të Sampdoria-s me Inter-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore