Shqipëria

Pas dekretimit në parlament, betohen emërimet e reja të qeverisë


Anëtarët e reja të Këshillit të Ministrave u betuan sot para Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ky i fundit, kishte dekretuar emërimet e tyre dhe më herët u miratuan edhe në parlamentin shqiptar.

Pasi u lexua formula e betimit dhe dekretet përkatëse të emërimeve, zëvendës kryeministja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si dhe ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, u betuan para kreut të shtetit.

Më pas, firmosën dokumentin e betimit.

Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, anëtarët e Këshillit të Ministrave u zotuan se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”.

Presidenti Begaj, pasi u dorëzoi dekretet përkatëse të emërimit, dhe u uroi anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave punë të mbarë dhe suksese në detyrën e lartë dhe me përgjegjësi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore