Lajme

Parlamenti i Sri Lanka-s zyrtarizon dorëheqjen e presidentit


Kryetari i parlamentit në Sri Lanka-n e goditur nga kriza ka pranuar një letër dorëheqjeje nga presidenti Gotabaya Rajapaksa.

Kjo, pasi ka verifikuar vërtetësinë e saj vonë të enjten.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”, duke cituar Mahinda Yapa Abeywardena-n.

“Nga kjo pikë, ne do të lëvizim për të emëruar me kushtetutë një president të ri”, shtoi folësi.

Rajapaksa mbërriti në Singapor pas një ndalese në Maldive, pasi u arratis nga vendi.

Sri Lanka është përfshirë nga një valë trazirash pas krizës më të keqe ekonomike në dekada.

“Ne jemi kaq të lumtur sot që ai dha dorëheqjen dhe mendojmë se kur ne, njerëzit, bashkohemi, ne mund të bëjmë gjithçka”, theksoi njëri prej protestuesve.

Nën moton e përbashkët “ne jemi fuqia e vërtetë në këtë vend”, ata ia dolën të fitonin betejën me presidentin Rajapaksa.

Lajmi i dorëheqjes së Rajapaksa-s, shkaktoi gëzim në qytetin kryesor të Sri Lanka-s, Colombo vonë të enjten.

Turmat hodhën fishekzjarre, bërtisnin slogane dhe kërcyen në vendin e protestës “Gota Go Gama”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore