Lajme

Parlamenti i Hong Kong-ut, Kina ul vendet e zgjedhura drejtpërdrejt


Kina ka ulur ndjeshëm numrin e vendeve të zgjedhura drejtpërdrejt në parlamentin e Hong Kong-ut. Për Pekinin, kjo do të thotë më shumë kontroll në përbërjen e Këshillit Legjislativ.

Sipas Agjencisë Zyrtare të Lajmeve Xinhua, pas një seance dyditore, Komiteti i Përhershëm i Kongresit Kombëtar të Popullit të Kinës miratoi këto ndryshime.

Parlamenti i Hong Kongut do të zgjerohet me 90 vende. Vetëm 20 ulëse do të zgjidhen nga populli. Ndërkohë, 35 vende zgjidhen drejtpërdrejt. Kjo shifër përbën gjysmën e legjislaturës.

Deri më tani, në parlament, kanë qenë 70 vende. 40 vendet e tjera zgjidhen nga një komitet zgjedhor. Ky komunitet aktualisht zgjedh udhëheqësin e Hong Kongut.

Ndërkohë që 30 vendet e tjera do të zgjidhen nga grupe që përfaqësojnë profesione dhe interesa të ndryshëm.

Zyrtarët do të verifikohen për t`u siguruar që Hong-Kongu të drejtohet nga “patriotë”, si pjesë e ndryshimeve të Kinës në Ligjin Themelor të Hong Kongut.

Opozita e Hong Kong-ut ka deklaruar se këto ndryshime kanë për qëllim t`i përjashtojnë ata nga parlamenti. Ajo ka bërë thirrje për reforma më demokratike.

Ndryshimet elektorale në Hong Kong janë dënuar gjerësisht nga fuqitë perëndimore.

Protestuesit, të cilët janë pro-demokracisë, për muaj me radhë dolën në rrugët e Hong Kong-ut, në vitin 2019, për të kërkuar reforma më demokratike.

Pavarësisht protestave, Kina punoi për të shtypur debatin. Shteti kinez vendosi një ligj të sigurisë kombëtare verën e kaluar. Ky ligj çoi në arrestimin e dhjetëra aktivistëve.

Duke përdorur pretekstin e pandemisë, ekzekutivi i Hong Kongut shtyu për një vit zgjedhjet legjislative verën e kaluar. Kampi pro-demokracisë shpresonte t`i fitonte për herë të parë këto zgjedhje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore