Lajme

Parlamenti Evropian miraton kalimin e Kroacisë në Eurozonë


Parlamenti Evropian dha një opinion pozitiv për gatishmërinë e Kroacisë për t’u anëtarësuar në Eurozonë nga 1 janari i vitit 2023.

Lajmi u bë i ditur nga PE-ja, përmes një komunikate zyrtare.

Me 539 vota pro, 45 kundër dhe 48 abstenime, eurodeputetët miratuan raportin, ku thuhet se Kroacia plotëson të gjitha kriteret e nevojshme për kalimin në euro.

Në të njëjtën kohë, deputetët theksuan se janë në pritje të masave nga qeveria kroate për konvergjencën e qëllimeve, në mënyrë që futja e euros të mos çojë në rritje artificiale të çmimeve.

Kujtojmë se në mesin e qershorit, një grup ministrash të financave të Eurozonës rekomanduan pranimin e Kroacisë në Eurozonë.

Pas kësaj, krerët e BE-së dhanë “dritën jeshile” për futjen e euros në Kroaci në samitin e qershorit.

Kroacia do të bëhet vendi i 20-të i Eurozonës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore