Lajme

Parlamenti çek miraton mocionin, qeveria ruse “terroriste”


“Terroriste”. Kështu e ka përshkruar administratën aktuale ruse një mocion i miratuar nga parlamenti çek.

Mocioni ka veçuar sulmet e përhapura ndaj objektivave civile ukrainase dhe infrastrukturës kryesore të energjisë.

129 nga 156 deputetë të pranishëm në dhomën me 200 vende e miratuan mocionin, çka nënkupton se disa dhjetëra deputetë të opozitës ka të ngjarë të kenë votuar me qeverinë.

Sakaq, u kundërshtua nga të 14 deputetët e partisë së ekstremit të djathtë SPD.

Qeveria çeke e qendrës së djathtë është një nga mbështetëset më të forta të Ukrainës.

Po ashtu ka qenë ndër të parat që dërgoi armë të rënda – përfshirë tanke – për forcat e armatosura ukrainase.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore