Lajme

Paris: Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Khashoggi-t


Një shtetas saudit i dyshuar për përfshirje në vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, është arrestuar të martën e 7 dhjetorit në Francë.

Khaled Aedh Alotaibi u arrestua në aeroportin Charles-de-Gaulle, sipas raportimeve të mediave franceze.

Alotaibi renditej mes 26 sauditëve të kërkuar nga autoritetet turke për vrasjen e gazetarit.

33-vjeçari, ish-roja mbretërore saudite po udhëtonte me emrin e tij dhe u vendos në paraburgim gjyqësor, tha radio RTL.

Khaled Aedh Alotaibi

Në tetor të vitit 2018, Khashoggi, një kritik i qeverisë arabe, u vra në konsullatën saudite në Stamboll.

Autoritetet saudite deklaruan se ish-gazetari i “Washington Post” ishte vrarë në një “operacion mashtrues”.

Një ekip agjentësh, sipas tyre, ishin dërguar për ta bindur atë të kthehej në mbretëri.

Por zyrtarët turq thanë se agjentët vepruan me urdhra nga nivelet më të larta të qeverisë saudite.

Vrasja shkaktoi një bujë globale dhe dëmtoi imazhin e sundimtarit të Arabisë Saudite, Princit të Kurorës Mohammed bin Salman. Ai ka mohuar çdo përfshirje të mundshme.

Ndërtimi i situatës

Një gjykatë saudite dënoi tetë persona të paidentifikuar për vrasjen në vitin 2019.

Pesë prej tyre u shpallën fajtorë për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në vrasje.

Ata u dënuan me vdekje – më vonë u ndryshuan në 20 vjet burg.

Tre të tjerë u burgosën nga shtatë deri në 10 vjet për fshehje të krimit.

Jamal Khashoggi

Gjyqi saudit u hodh asokohe poshtë si “antitezë e drejtësisë” nga ish-raportuesja speciale e OKB-së Agnès Callamard.

Callamard arriti në përfundimin se Khashoggi ishte “viktimë e një ekzekutimi të qëllimshëm dhe të paramenduar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore