Lajme

Paqe, SEFTA dhe viza – kërkesat e Kurtit në Samitin e Vjenës


Samiti i Vjenës: Albin Kurti gjatë takimit, duke lexuar fjalimin e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Vjenë u ka thënë pjesëmarrësve në fjalimin e tij se Kosova po menaxhon shumë mirë me pandeminë dhe se po qeverisë shumë mirë gjithashtu.

Ai ka prezantuar edhe një herë një ide të tij për paqe me Serbinë, ka kërkuar përsëri SEFTA-n, derisa në fund ka bërë thirrje që t’i hiqen vizat Kosovës.

Në Samitin e organizuar nga Kancelari Austriak, Sebastian Kurz, kanë marrë pjesë edhe liderë të vendeve të tjera të Ballkanit, kurse Shqipëria u përfaqësua nga një ministër, në mungesë të kryeministrit, Edi Rama.

Veç shteteve ballkanike, në Samit ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Pikat kryesore të fjalimit Kurti i ka shpërndarë edhe në llogarinë e tij në Facebook.

“Të hiqen vizat për Kosovën në mënyrë që qytetarët tanë të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së, kurse gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të kalojnë nga CEFTA në SEFTA (Marrëveshja Evropiane për Tregti të Lirë me Evropën Juglindore) sipas shembullit të EFTA-EEA, pra siç e kanë Lihtenshtajni, Norvegjia e Islanda me BE-në”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore