Sport

Palmeiri hyn në histori, lojtari i parë që fiton pesë trofe të UEFA-s


Futbollisti i West Ham United, Emerson Palmeiri, ka hyrë në histori në mbrëmjen e kaluar kur skuadra e tij e ngriti lart trofeun e Ligës së Konferencës.

Mbrojtësi italiano-brazilian është bërë futbollisti i parë që i fiton pesë trofe të ndryshëm të UEFA-s, qoftë në nivel përfaqësuesesh, apo në nivel klubesh.

Emerson ka fituar Ligën e Evropës në vitin 2019 dhe, si dhe Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës dy vite më vonë me skuadrën e Chelsea-t.

Në nivel përfaqësuesesh e ka fituar Kampionatin Evropian me Italinë në Euro 2020.

Dhe trofeu i mbrëmshëm me West Ham-in, e bënë atë futbollistin e parë me trofetë më të rëndësishëm evropian të fituar.

Kujtojmë që West Ham e mposhti Fiorentina-n në finalen e mbrëmshme me rezultat 2:1, kështu duke e fituar një trofe evropian për herë të parë pas vitit 1999, kur atë kohë e fituan Kupën Intertoto.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore