Lajme

Palestinezët shpallin zgjedhjet e para në 15 vite


Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas,  shpalli  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në  Bregun Perëndimor (West Bank). Këto zgjedhje janë  të parat që zhvillohen në 15 vite.

Autoritetet palestineze e kanë të kufizuar vetë-qeverisjen në West Bank-un  dhe territoret e  pushtuara nga Izraeli.  Sipas dekretit të zyrës së presidentit,  zgjedhjet legjislative  do të mbahen më 22 maj dhe zgjedhjet presidenciale më 31 korrik.

“Presidenti udhëzoi komitetin zgjedhor për të filluar një proces zgjedhor demokratik në të gjitha qytetet e atdheut”, shkruhet në  dekretin e presidencës, duke iu referuar West Bank-ut (Bregut Perëndimor të pushtuar), Gazës dhe Jeruzalemit Lindor të pushtuar.

Izraeli ka ndaluar  të gjithë aktivitetin e autoriteteve palestineze në Jeruzalemin Lindor.

Nuk ka asnjë tregues që Izraeli do të mund të lejojë votimet palestineze brenda Jeruzalemit,  të cilin ai e konsideron “kryeqytetin e tij të pandarë”.

Në deklaratë thuhet  se presidenti është në pritje të  sondazheve të zgjedhjeve  “në të gjitha qeveritë e Palestinës, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor”.

Jeruzalemi Lindor  u aneksua nga Izraeli pas luftës së 1967.  Jeruzalemi Lindor   konsiderohet si territor i pushtuar.

Votimi në zgjedhjet e fundit parlamentare të palestinezëve në 2006 ishte  një suprisë për Hamas-in. Hamasi është  një organizatë palestineze, politike dhe paraushtarake, e konsideruar zyrtarisht terroriste nga disa vende në botë.

Zgjedhjet në 2006-ën thelluan  krizën e brendshme politike.  Duke përfituar nga kriza grupi  ekstremist i Hamas-it mori kontrollin e rripit të Gazës në 2007.

Që nga viti 2007 rripi i Gazës   qeveriset nga Hamas-i.  Këto ngjarje shkaktuan vonesa në zgjedhjet e ardhshme.

Hamas-i e ka mirëpritur njoftimin për zgjedhjet, duke thënë në një deklaratë: “Ne kemi punuar në të kaluarën për të zgjidhur të gjitha pengesat që të arrinim këtë ditë.”/AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore