Lajme

Pajtiç: “Vuçiç do të ketë problem në zgjedhje nëse nuk tërhiqet nga projekti i Rio Tinto-s”


Profesori universitar serb në Fakulltetin Juridik të Novi Sadit, Bojan Pajtiç

Profesori universitar serb në Fakulltetin Juridik të Novi Sadit, Bojan Pajtiç, e ka cilësuar si “problem real” në zgjedhjet parlamentare të 2022-tës, nëse Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk tërhiqet nga projekti për eksploatimit të linjitit në minierën e Rio Tinto-s, për  të cilën, siç tha ai, “pati mobilizim të fuqishëm publik”.

“Nëse ai braktis projektin, në kushte të bllokadës mediale, blerjes së votave, detyrimin e njerëzve të sektorit publik për të votuar partinë në pushtet, kam përshtypjen se opozita vështirë se do të arrijë më shumë se 58 deputetë”, tha ai për gazetën javore “Vreme”.

Pajtiç vlerësoi se arritjet e opozitës në zgjedhjet parlamentare të 2016-ës janë matës i efektit të mundshëm në ato të ardhshme, në pranverën e vitit 2022.

“Sigurisht, po të kishin qenë kushtet demokratike, po të kishin qenë të hapura mediet, ky regjim do të kishte rënë shumë kohë më parë, por për shkak të Savamala-s, Jovanjica-s, ujit në Beograd, Kopernikut, të gjitha këto skandale janë të mjaftueshme që ky regjim të rrëzohej në shoqëritë demokratike”.

Ai e quajti gjë pozitive bashkimin e opozitës, sepse, siç konsideron ai, “është tejet e rëndësishme që vota të mos shkojë huq, dhe që të arrihet efekt sinergjik”.

“Votuesit i pëlqen kur politikanët pajtohen për diçka, sepse nuk janë mësuar që politikanët të jenë të gatshëm të pajtohen dhe të heqin dorë nga interesat partiake”, shpehet ai.

“Mendoj se tani, për shkak të një regjimi të tmershëm politik, çdo kush që ia do të mirën Serbisë, dhe që vepron në publik në ndonjë mënyrë, duhet së paku të pezullojë kritikën ndaj oopozitës deri në zgjedhje”.

Duke komentuar bllokimet e paralajmëruara të protestave për të shtunën për shkak të Ligjit të kontestuar për Referendum dhe Ligjit për Shpronësim, Pajtiç tha se këto protesta janë të ndryshme sepse organizohen për arsye ekzistenciale.

“Njerëzit po protestojnë sepse kanë frikë se ky vend do të jetë i pamundur për të jetuar, se do të jetë i shkatërruar ekologjikisht dhe i papërdorshëm jo vetëm për ta, por edhe për pasardhësit e tyre”, theksoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore