Kosova

Pacolli pas vizitës në Hagë: “Hera e parë që s’e shoh Thaçin kaq gjatë”


Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli dhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili ditë më parë kishte vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë, ka thënë se nuk i ka ndodhur asnjëherë të mos e takojë Thaçin kaq gjatë.

Pacolli për mediumin serb me seli në Kosovë, Kosovo Online, ke treguar se përveç Thacit, në Hagë ka takuar edhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, dhe ish-deputetin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi,

“Për dekada sa njihemi, kjo është hera e parë që nuk jam takuar me presidentin Thaçi për kaq gjatë”, ka thënë Pacolli, për Kosovo Online.

Lideri i AKR-së është shprehur i bindur se Thaçi nga Haga do të dal me kokën lartë.

“Kosova ka nevojë për Presidentin Thaçi sepse ai ishte një person kyç në të gjitha proceset shtet ndërtimit të Kosovës, një ndërtim që ende nuk ka përfunduar”, ka shtuar ai.

Sipas ish-kryediplomatit kosovarë, në Gjykatën Speciale nuk akuzohen individët por, Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Të gjithë e dimë se misioni i UÇK-së ishte ta bënte Kosovën një shtet të pavarur dhe sovran. UÇK -ja nuk ka kryer krime kundër civilëve, gjykimet e kaluara e kanë vërtetuar atë”, ka përfunduar Pacolli.

Thaçi po mbahet në Hagë bashkë me dy nga ish-bashkëthemeluesit e UÇK-së dhe bashkëpartiakët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, derisa në Hagë janë edhe Rexhep Selimi e ish-komandantë të tjerë të UÇK-së.

Akuza për të gjithë është e njëjtë. Sipas prokurorisë në Speciale, themeluesit e UÇK-së kanë kryer krime në luftën e fundit, ose duke marrë pjesë ose duke i lejuar ato pasi ishin në zinxhirin komandues.

Të gjithë nga të akuzuarit i kanë mohuar kategorikisht akuzat që rëndojnë mbi ta. Ata janë deklaruar të pafajshëm në fjalimet e tyre të para në gjykatë.

Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi në Dhomat e Specializuara në Hagë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore