Lajme

Pacolli hap fondacion për të ndihmuar familjet e viktimave pas vërshimeve në Pejë


Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe deputeti Behgjet Pacolli, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka njoftuar se ka hapur një fondacion për t’i dalë në ndihmë familjes së dy viktimave nga vërshimet e së shtunës në Pejë.

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryediplomati kosovar, iu ka bërë thirrje edhe politikanëve, biznesmenëve dhe të gjithë të tjerëve me “me zemër dhe mundësi për të kontribuar” për familjen Ademaj që i humbi dy familjarët si shkak i vërshimeve,

Sapo kam hapur një GoFundMe për të ndihmuar së bashku edhe financiarisht sadopak familjen Ademaj. U bëj thirrje politikanëve, biznesmenëve dhe të gjithëve me zemër dhe mundësi për të kontribuar. Çdo euro do të thotë shumë për familjen. Zoti ju shpërbleftë!”, shkroi Pacolli.

Ndryshe, një nënë bashkë me fëmijën e saj 5 vjeç, kanë vdekur të shtunën në Pejë, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Përveç tyre, në lagjen “Fidanishte” të komunës së Pejës, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spital.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore