Lajme

Osmani uron kryeministrin e ri të Irlandës: Të punojmë për forcimin e partneritetit


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën e ka uruar Simon Harris për emërimin e tij në pozitën e kryeministrit të Irlandës, pas dorëheqjes së Leo Varadkar.

Urimin Osmani e ka bërë përmes një cicërime në platformën ‘X’.

“Ne e vlerësojmë partneritetin tonë të gjatë me Irlandën, duke reflektuar në angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike dhe prosperitetit të ndërsjellë”, ka shkruar ajo.

Duke shtuar se “mezi pres të punojmë së bashku për të forcuar më tej këtë partneritet”.

Më 20 mars, kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, kishte njoftuar për dorëheqjen e tij nga pozita e kryeministrit.

Në një konferencë shtypi, i rrethuar nga disa prej aleatëve të tij politikë, Varadkar tha se arsyet e tij për dorëheqjen janë personale dhe politike.

Varadkar, u bë kreu më i ri i Irlandës në vitin 2017, kur u bë udhëheqës i Fine Gael.

Ai e kishte përshkruar periudhën e tij të udhëheqjes së vendit të tij si “kohën më të kënaqshme të jetës”.

Në zgjedhjet e përgjithshme irlandeze të vitit 2020, Varadkar udhëhoqi partinë e tij në vendin e tretë për sa i përket numrit të vendeve, Dáil Éireann, dhoma e ulët në Parlamentin e vendit.

Më 11 janar, Varadkar kishte qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore