Lajme

Osmani uron Belgjikën për marrjen e kryesimit të KE-së


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në platformën X në Twitter, ka uruar Belgjikën me rastin e marrjes së kryesimit të presidencës së Këshillit Evropian.

“I urojmë Belgjikës një presidencë të suksesshme të Këshillit të Evropës! Ne presim që në muajt e ardhshëm të punojmë ngushtë me partnerët tanë belgë për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për të përmbushur synimet tona evropiane”, ka shkruar Osmani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore