Lajme

Osmani takon Varadkar, pajtohen për të eksploruar rrugë të reja bashkëpunimi


Vjosa Osmani dhe Leo Varadkar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të enjte, ka pritur në një takim në zyrën e saj, kryeministrin e Irlandës Leo Varadkar.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në platformën sociale, X, Osmani ka potencuar se në takim me kreun e ekzekutivit irlandez janë pajtuar për të eksploruar rrugë të reja për bashkëpunim më të fortë në mes të Kosovës dhe Irlandës.

“E lumtur të mirëpres Vardakar dhe të falënderojë atë për miqësinë dhe mbështetjen e qëndrueshme të Irlandës për Kosovën. Kjo vizitë rikonfirmoi gatishmërinë e të dy vendeve tona për të vazhduar ndërtimin e marrëdhënieve të shkëlqyera”, ka shkruar Osmani në X.

Ndryshe vizitën e tij njëditore në Kosovë, Varadkar e nisi me një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në një konferencë për media, pas takimit kokë më kokë, Varadkar theksoi se Irlanda është për largimin e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian të vendosura Kosovës në qershor të vitit të kaluar pas mos-gatishmërisë së ekzekutivit kosovar për shtensionimin e situatës në Veri të Kosovës.

Varadkar ndër të tjera potencoi se duhet formohet Asociacioni i Komunave me Shumicës Serbe, por jo duke krijuar një mikro-shtet brenda Kosovës.

Varadkar: Asociacioni të themelohet, por jo të krijohet një mikro-shtet

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore