Lajme

Osmani për tragjedinë në Beograd: Ngushëllime të gjithë prindërve që humbën fëmijët, shërim të plagosurve


Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur në Beograd paraditen e 3 majit, ku një adoleshent 14-vjeçar, raportohet se ka shkuar me një armë në shkollën e tij dhe ka lënë të vrarë të paktën 9 persona, duke plagosur edhe disa të tjerë.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social Tëitter tha se “nuk ka asgjë më të vlefshme se jeta e një fëmije dhe asgjë më e dhimbshme se humbja e asaj jete”.

“I dërgoj ngushëllimet e mia më të thella të gjithë prindërve që humbën fëmijët e tyre në një sulm të tmerrshëm në shkollë sot në Beograd dhe lutemi për shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit”, shkroi ajo.

Ndryshe, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Beograd paraditen e 3 majit, ku një adoleshent 14-vjeçar, raportohet se ka shkuar me një armë në shkollën e tij dhe ka lënë të vrarë të paktën 9 persona, duke plagosur edhe disa të tjerë.

Mes të vrarëve kanë qenë sipas raportimit zyrtar nga Policia, tetë fëmijë, si edhe roja i shkollës.

Ndërkohë që transmetuesi televiziv N1, pasqyron se e vdekur mund të ketë mbetur edhe një mësuese, por ende nuk është konfirmuar kjo gjë nga autoritetet.

Numri i të plagosurve, mendohet ndërkaq se është 16, por sërish nuk ka shifra zyrtare nga Policia.

Ngjarja është ende në hetim dhe bilanci mundet të rritet edhe më tej.

Mediat serbe kanë raportuar se fillimisht, djali është futur në klasën e tij, ka nxjerrë armën dhe ka filluar të qëllojë, duke lënë disa të vdekur.

Disa prej të dëmtuarve ndërkaq janë dërguar në spital, teksa autori është arrestuar.

Të paktën 9 të vdekur në Beograd pasi adoleshenti qëlloi me armë në shkollë, tetë fëmijë mes tyre

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore