Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi që Departamenti amerikan i Thesarit ka sanksionuar drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandër Vulin.
Osmani ka përshëndetur këtë vendim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se së bashku me aleatët do të jemi pjesë në luftimin e këtyre aktorëve keqdashës.
“Vulin&co dëmtoi demokracinë dhe kërcënoi paqen në rajonin tonë. Ai i shërbeu interesave malinje të Rusisë dhe krimit organizativ transnacional, duke minuar kështu stabilitetin rajonal. Unë përshëndes SHBA-në për vendimin për ta sanksionuar atë. Së bashku me aleatët tanë do të luftojmë ndikimin e aktorëve të tillë keqdashës”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në rrjetin social “Twitter”.
Vulin&co damaged democracy and threatened peace in our region. He served Russia's malign interest & transnational org.crime, thus undermined reg. stability. I applaud the US for the decision to sanction him. Together with our allies we’ll fight the influence of such malign actors pic.twitter.com/haEVuhDYPm
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 11, 2023
Ndryshe, Departamenti Amerikan i Thesarit, këtë të martë, ka sanksionuar drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandër Vulin-in.
Futja në listë të zezë të shefit të BIA-s serbe, Aleksandër Vulin, siç njofton Thesari Amerikan, nënvizon vendosmërinë e SHBA-ve për të mbajtur atë përgjegjës për përfshirje në marrëveshje korruptive që çojnë përpara agjendat politike dhe interesat personale të tij në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Duke arsyetuar vendimin e shpalljes “non-grata” të ministrit serb, Thesari Amerikan në njoftimin për media, mban përgjegjës Vulin-in edhe për aktet e tij korruptive dhe destabilizuese të cilat kanë lehtësuar gjithashtu aktivitetet malinje të Rusisë në rajon.
Aleksandar Vulin, sipas Thesarit Amerikan, ka qenë i implikuar në krimin e organizuar ndërkombëtar, operacione të paligjshme të narkotikëve dhe keqpërdorim të detyrës publike.
“Vulin ka mbajtur një marrëdhënie reciproke të dobishme me tregtarin serb të armëve, Slobodan Tesiç, duke ndihmuar në sigurimin që dërgesat e paligjshme të armëve të Tesiç mund të lëvizin lirshëm nëpër kufijtë e Serbisë”.
“Veprimet e Vulin kanë avancuar korrupsionin brenda institucioneve qeverisëse të Serbisë. Këto akte përfshijnë shfrytëzimin e autoritetit të tij për përfitime personale, duke përfshirë përfshirjen në një rrjet të trafikut të drogës. Ai ka përdorur pozicionet e tij publike për të mbështetur Rusinë, duke lehtësuar aktivitetet keqdashëse të Rusisë që degradojnë sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe duke i ofruar Rusisë një platformë për të çuar më tej ndikimin e saj në rajon”.
“Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja po e mban përgjegjës ose bashkëpunëtor Vulin-in, ose i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në, korrupsionin në lidhje me Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur ndryshe me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose një zyrtar aktual ose ish-qeveritar në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është shpërdorimi i aseteve publike, shpronësimi i aseteve private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Axhançiç: Shumë politikanë serbë në Kosovë takohen fshehurazi me Kurtin, unë s’fshihem
-
BE në rrezik të ‘shpërthimit’, pasi e djathta ekstreme kërkon ‘kokat e turkut’
-
Macron i kënaqur me reagimin e Kremlinit ndaj komenteve të tija: Ankthi rus tregon se kemi të drejtë
-
“Do të doja që këtë festë të isha me serbët”, Petkoviç-it i ndalohet hyrja në Kosovë
Lajmet kryesore
-
Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën, paralajmërojnë agjencitë e inteligjencës
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
BE në rrezik të ‘shpërthimit’, pasi e djathta ekstreme kërkon ‘kokat e turkut’
-
Gutierres, deputetit Basha: Ndaloni së frikësuari gazetarët, boll më