Lajme

Osmani dekoron shtatë persona me medaljen për humanizëm “Nënë Tereza”


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë dekorimit me medaljen për humanizëm “Nënë Tereza”.

Shtatë personalitete të shquara me medaljen për humanizëm “Nënë Tereza” janë dekoruarar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën e 5 shtatorit.

Personalitet që ajo ka dekoruar janë: Don Lush Gjergji, Sadije Llaloshi, infermiere në Ambulanten Nëna Terezë; Motrat e Nënë Terezës; Imzot Nikë Prela; Jak Mitaj; Kardianli i vetëm shqiptar Jovan Simoni dhe poetin Visar Zhiti.

Osmani, bëri të ditur se dekoratat po shpërndahen edhe me rastin e gjashtë vjetorit të shenjtërimit të Nënës Terezë nga Papa Françesku dhe pesë vjetorin e shugurimit të Katedrales me emrin e saj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë dekorimit me medaljen për humanizëm “Nënë Tereza”.

Për nder të 25 vjetorit të vdekjes së Nënë Terezës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë bërë homazhe te shtatorja Nënë Terezë në Prishtinë.

Presidentja Osmani, gjatë fjalimit të saj para mediave tha se Shën Tereza vazhdon të jetë shembull për gjithë njerëzimin.

“E cila dha një shembull për gjithë botë. Sot përkujtojmë me krenari gjithë veprës e saj dhe shembullin që la pas”, deklaroi Osmani.

Edhe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se Tereza është bërë nënë e gjithë botës.

“Sot po e shënojmë shkuarjen e saj në amshim. Jeta e saj është vepër gjithë njerëzimin dhe shembull, ajo u bë nëna e gjithë botës”.

Kurti, shtoi se shembulli i saj duhet të ndiet nga të gjithë brezat.

“Duhet të ndjekim shembullin e saj me dashuri dhe sakrificë për të mirën e përgjithshme. Sakrifica është vlerë e gjithë popullit shqiptar”.

Ndërsa, Konjufca tha se ajo ka qenë gjithmonë afër popullit të saj duke dhënë shembull të humanizmit.

“Po e kujtojmë simboli e rëndësishëm të mbarë botës, e cila është shembull i besimit e humanizmit, shembulli i saj ka inspiruar miliona njerëz”.

Sipas tij, “ajo ka qenë gjithmonë afër popullit. Do të nderohet në këtë dhe gjithmonë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore