Lajme

Osmani: 23 vite më parë Portugalia u bë pjesë e intervenimit të NATO-s në Kosovë


Presidentja Vjosa Osmani në Portugali.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Portugali theksoi se 23 vite më parë, forcat e armatosura të këtij vendi u bënë pjesë e intervenimit të NATO-s, i cili pati për synim mbrojtjen dhe lirinë tonë.

“Sot e filluam ditën me pritjen nga forcat e armatosura të Portugalisë dhe Ministri i Mbrojtjes z.Joao Gomes Cravinho. 23 vjet më parë, pikërisht nga ky vend, këto forca u bënë pjesë e intervenimit të NATO-s, i cili pati për synim mbrojtjen dhe lirinë tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Sipas saj, Portugalia u vendosë në anën e duhur të historisë.

Presidentja Vjosa Osmani në Portugali.

“Ata u vendosën në anën e duhur të historisë, në anën e të drejtës, në anën e lirisë si një e drejtë universale, në anën e mbrojtjes së një populli të tërë nga shfarosja nga një regjim tiranik”.

“Në emër të popullit të Kosovës, përzemërsisht faleminderit”, shkruan tutje presidentja.

Presidentja Vjosa Osmani në Portugali.

Ndryshe, Osmani të enjten në Samitin Global të Grave në Lisbonë i ftoi të gjithë ta shikojnë filmin ”Zgjoi”.

Osmani ka përmendur angazhimin e grave të Krushës, e të Kosovës të cilat pavarësisht vuajtjeve me të cilat janë përballë, kanë arritur të triumfojnë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore