Lajme

Orban i ka punët “ngusht” në zgjedhje, thonë sondazhet – Opozita e bashkuar i afrohet si kurrë më parë


Kryeministri hungarez, Viktor Orban

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, gjendet në margjinë të ngushtë sa i përket udhëheqjes në përqindjen elektorale, sipas sondazheve të fundit të publikuara nga Instituti Kërkimor hungarez IDEA.

Rreth 41 përqind e elektoratit, të cilët morën pjesë në sondazh, mbështesin partinë e tij “Fidesz”, ndërsa opozitën e bashkuar gjashtë-partiake e mbështesin 39 përqind, raporton Reuters.

Orban të dielën më 3 prill do të garojë ngushtë me opozitën e bashkuar për herë të parë që kur erdhi në pushtet në zgjedhjet e vitit 2010.

Kandidati opozitar për kryeministër të Hungarisë është Peter Marki-Zaj, i cili aktualisht është kryetar i qytetin jugor hungarez, Hodmezevasarchel.

Sondazhet e tjera të publikuara deri më tani e kanë paraqitur Viktor Orbanin shumë më para rivalëve të tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore