Pajisje

Oppo do të publikoj SoC-në e vet në 2024


Kompanitë e telefonave inteligjentë shpesh prezantojnë çipat e tyre për të arritur kontroll më të madh mbi modelet e përpunimit dhe llogaritjes së pajisjeve të tyre.

Oppo tashmë ka NPU-në e vet MariSilicon X dhe një çip lidhjeje të quajtur MariSilicon Y, por ende i mungon një SoC – system-on-a-chip.

Sipas një ekzekutivi të Mediatek, Oppo dëshiron të ketë një çip të vërtetë për të ruajtur avantazhin e tij konkurrues.

Një burim i brendshëm zbuloi se prodhuesi i Guangdong-it tashmë ka regjistruar çipin e tyre dhe ai do të dalë në treg në vitin 2024.

Oppo is bringing its own SoC in 2024

“Taped out” është një term, që do të thotë se procesi i projektimit për qarqet e integruara tashmë është përfunduar dhe produkti është gati për t’u dërguar në prodhim.

Raportet e mëparshme zbuluan tashmë se Oppo investoi më shumë se 10 miliardë CNY (rreth 1.4 miliardë dollarë) në ngritjen e qendrave të dizajnit IC në të gjithë Kinën, duke përfshirë Pekinin, Shenzhenin dhe Shangain.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore