Lajme

Operacioni policor në Australi – 6 të vdekur, përfshirë 2 oficerë


Dy oficerë policie dhe një kalimtar u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri që shpërtheu në rajonin australian të Queensland-it.

Kështu tha policia, me një zyrtar që e përshkroi vdekjen e oficerëve si një ekzekutim “të pamëshirshëm”.

Tre persona të tjerë, që besohet se ishin sulmuesit, u qëlluan më vonë dhe u vranë nga policia.

Nuk dihej ende shumë rreth rrethanave të vrasjeve, të cilat ndodhën të hënën në një pronë të largët rurale në zonën Western Downs.

Por në një konferencë shtypi në Chinchilla, Queensland, komisionerja e policisë së shtetit, Katarina Carroll, i quajti ngjarjet “komplekse dhe të tmerrshme”.

“Kjo ngjarje është humbja më e madhe e jetës së policisë që kemi pësuar në një incident të vetëm në shumë vite”, tha Carroll, duke shtuar se “do të na duhen disa ditë, nëse jo javë, për të zbuluar çdo aspekt të skenës”.

Të shtënat ndodhën pasi katër oficerë policie shkuan në atë pronë në Wieambilla për të hetuar rreth një personi të zhdukur, Nathaniel Train, një ish-drejtor shkolle nga New South Wales.

Oficerët u hodhën nga gardhi dhe u ndeshën menjëherë nga një “breshëri të shtëna armësh”.

Oficerët Matthew Arnold, 26 vjeç dhe Rachel McCrow, 29 vjeç, u goditën dhe ranë në tokë, ku u qëlluan dhe u vranë nga tre persona në pronë.

Një oficer i tretë, Randell Kirk, 27 vjeç, i cili u plagos, mundi të arratisej dhe të thërriste përforcime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore