Shqipëria

Operacioni antidrogë në Tiranë, arrestohet efektivi i forcave të RENEA-s


Është zhvilluar një operacion antidrogë sot në Tiranë.

Nga ky operacion është sekuestruar 1.88kg  kokainë, kurse është arrestuar një oficer i forcave të RENEA-s.

Bëhet fjalë për efektivin XH.L, arrestimi i të cilit është bërë nga SHCBA.

Ky dyshohet se kishte rolin e transportuesit.

Bashkë me shtetasin XH.L, janë arrestuar edhe shtetasit D.N dhe L.G, të dyshuar si bashkëpunëtorë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore