Lajme

OKB nis hetimet për mizoritë e supozuara ruse në Ukrainë


Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka miratuar të enjten e 12 majit një rezolutë, në bazë të së cilës kërkon nisjen një hetimi mbi akuzat për abuzime të të drejtave nga trupat ruse në pjesë të Ukrainës që dikur ishin nën kontrollin e tyre.

Këshilli, me qendër në Gjenevë, e miratoi rezolutën me votim, me 33 anëtarë që votuan pro dhe dy kundër (Kina, Eritrea).

Gjithashtu, pati 12 abstenime.

Rusia u pezullua kohët e fundit nga Këshilli prej 47 anëtarësh.

Megjithatë, ajo ende mund t’i bashkohej seancës si vëzhguese, por zgjodhi të mos e bënte këtë në shenjë proteste ndaj rezolutës, për të cilën tha se përbënte zgjidhje politike.

Lajmi në përditësim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore