Bota

OBSH: Coronavirusi i ri nuk është më vdekjeprurës se i pari


Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom ka raportuar se nuk ka prova që të vërtetojnë një mortalitet më të lartë të coronavirusit të ri që është zbuluar së fundmi në Angli.

“Është natyrale dhe e pritshme që viruset të pësojnë mutacione. Deri më tani, nuk kemi prova që vërtetojnë se mund të rrisë vdekshmërinë. Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke punuar rreth studimit të ndryshimeve që pëson virusi, për të kuptuar rreth mënyrës si sillet ai”, tha Tedros Adhanom.

Lajmi për coronavirusin e ri erdhi nga Mbretëria e Bashkuar, kur kryeministri anglez Boris Johnsonn deklaroi se një lloj i ri mutacioni i Covid 19 është zbuluar dhe ka transmetueshmëri më të lartë.

Ndërkohë zyrtarja e lartë e OBSH, Maria Van Kerkhove bëri me dije se mutacioni i virusit u zbulua fillimisht në juglindje të Anglisë dhe veriut të kontinentit të Afrikës, ndërsa raste të reja janë konfirmuar po ashtu në Danimarkë, Holandë dhe Australi.

Kreu i OBSH-s i’u bëri thirrje qeveritarëve nëpër botë, për t’u treguar të kujdesshëm në rëndësinë dhe vendosjen e masave dhe kufizimeve.

“Ajo që mund të nënvizojmë si faktor kyç, është të ndalojmë transmetimin e virusit sa më shpejt të jetë e mundur. Sa më shumë e lejojmë të përhapet, aq më shumë rriten mundësitë që ai të pësojë ndryshime”, tha Tedros./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore