Lajme

O’Brien viziton Sarajevën


Ndihmës Sekretari amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, ka udhëtuar drejt Bosnje dhe Hercegovinës, raporton Sarajeva Times.

Vizita e tij do të theksojë partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe BeH-së dhe do të riafirmojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të vendit.

Gjatë vizitës në Sarajevë, O’Brien do të takohet me zyrtarë të lartë të qeverisë për të nënvizuar se institucionet funksionale, efikase dhe të përgjegjshme demokratike në të gjitha nivelet e qeverisjes janë thelbësore për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, si në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës ashtu edhe në Republikën Srpska.

Po ashtu O’Brien do të takohet gjithashtu me Përfaqësuesin e Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën Christian Schmidt dhe do të mbajë një fjalim kryesor mbi prioritetet e SHBA-së në rajon në Universitetin e Sarajevës.

Ndryshe, vizita e tij vjen si rezultat i kërcënimeve për shkëputje nga presidenti i Republikës Srpska në BeH, Milorad Dodik.

Ky i fundit pati deklaruar në dhjetor të vitit të kaluar se Republika Srpska do të shpallë pavarësinë.

Ai ka pretenduar se “80 për qind e tyre do të votonin për një RS të pavarur”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore