Lajme

Obrador kërkon nga Izraeli ish-zyrtarin me lidhje me Spyware NSO


Tomas Zeron, ish-zyrtari i lartë i sigurisë meksikane

Presidenti i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador, i ka dërguar një letër qeverisë izraelite duke kërkuar ekstradimin e një ish-zyrtari të lartë të sigurisë, Tomas Zeron.

Zeron ishte kreu i agjencisë federale të hetimit në kohën e rrëmbimit të 43 studentëve në Meksikën jugore në vitin 2014.

Ai po kërkohet nën akuzat e torturës dhe fshehjes së këtyre zhdukjeve.

Zeron u largua drejt Izraelit në gusht të vitit 2019.

Ai dyshohet se mund të ketë lidhje me një firmë izraelite që shiti software spiuninimi – qeverisë meksikane – gjatë kohës kur mbante postin e zyrtarit.

Përkundër raporteve se Izraeli kishte shprehur mosinteresim për ekstradimin e Zeron, ambasadori i Izraelit në Meksikë, Zvi Tal, shkroi në korrik se procesi po shkonte përpara.

Zeron mbikëqyri agjencinë e hetimit penal të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

Shumica e trupave të studentëve nuk janë gjetur kurrë, edhe pse fragmente të eshtrave të djegura janë përputhur me tre studentë.

Hetimi i Zeronit ishte kritikuar prej kohësh nga familjet e 43 studentëve të zhdukur në shtator të vitit 2014.

Ata dyshohet se iu dorëzuan një bande droge dhe u vranë.

Zeron ka qenë në qendër të hetimit të kritikuar gjerësisht nga qeveria, i cili nuk ka arritur të përcaktojë përfundimisht se çfarë ndodhi me studentët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore