Lajme

Numri i madh i armëve ilegale në Kosovë, situatë e frikshme e sigurisë


Ilustrim i armëve

Të dhënat e Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se kanë arritur të sekuestrojnë mbi 1 mijë e 200 armë ilegale brenda një viti.

Këto shifra sipas njohësve të sigurisë janë alarmante.

Nuredin Ibishi, tha thënë për Ekonomia Online se këto shifra janë të frikshme edhe pse që nga pas lufta kishte aksione për mbledhjen e tyre.

“Që nga përfundimi i luftës në Kosovë ka pasur kërkime dhe hulumtime rreth numrit të armëve në posedim ilegal tek qytetarët dhe shifrat kanë qenë të frikshme diku 35 mijë, UNDP-ja e organizata të tjera ndërkombëtare që kanë hulumtuar në bazë të eksperiencës së tyre në vendet post konfliktoze të pas luftës”, ka thënë Nuredin Ibishi, njohës i fushës së sigurisë.

“Por realiteti po tregon që në posedim ka shumë armë ilegale, ku brenda vitit statistikat e policisë po tregojnë që ka mbi 1200 konfiskime të armëve ilegale, plus sa municione, atëherë realiteti është që një numër jashtëzakonisht një masë e madhe e këtyre armëve ilegale vazhdon të jetë në posedim të qytetarëve”, ka thënë Ibishi.

Nuredin Ibishi, njohës i sigurisë

Ibishi vlerëson se ata që dorëzojnë armët nuk duhet të denoncohen por duhet të shpërblehen nga organet e sigurisë në vend.

“Ka pasur tendencë për t’u bërë legalizimi i armëve dhe nuk ka sjell rezultate shumë dhe mua për atë që nuk ka qenë në përgatitje ashtu siç duhet para se të shpallet ligji, apo të miratohet ligji për këtë legalizim dhe dorëzim të armëve për ato çka nuk janë për posedim personal sidomos për ato kur ka të bëjë për armët luftarake, eksplozivet apo municionet që nuk janë të kalibruara për armët posedim personal, kështu që kjo vazhdon të mbetet ende numër i madh”.

“Në këtë drejtim duhet të bëhen përgatitjet e duhura, nganjëherë të lirohen nga taksat dhe të ketë shpërblime për dorëzim të armëve, e jo përkundrazi të denoncohen me taksa të larta, e me trajnime, e që qytetarët “më mirë të ruajnë armë ilegalisht” se sa t’i nënshtrohen gjithë atyre harxhimeve”, ka thënë tutje ai.

Ibishi këshillon të ndjeket shembulli i Bosnje dhe Hercegovinës për qasjen ndaj armëve ilegale.

“Mbetet edhe për Qeverinë aktuale edhe për të ardhmen që të mendojnë shumë më ndryshe çfarë e kanë pasur edhe eksperiencën në Bosnje e Hercegovinë dhe në vende të tjera që t’i qasen në një mënyrë dhe një metodologji tjetër, t’i shpërblejnë ta që i dorëzojnë armët që nuk janë për posedim personal apo edhe procedura e legalizimit të jetë pa taksat ngarkesë për arsye se ata i heqin prej posedimit ilegal nga arsyeja e vetme që nga këto armë po kryhen vrasje”.

“Kur thuhet më shumë se 1200 armë të qytetarëve konfiskohen brenda vitit që shumica merren nga persona që janë në lëvizje, në trup apo automjete kjo tregon që rreziku është i madh nga armët ilegale”.

“Nga statistikat nuk po janë me kohë të servuara nga institucionet përkatëse, nëse merret në krahasim me Shqipëri, ka shifra të frikshme, çdo të 5-ën ditë vritet nga një, në Kosovë çdo të 10-ën, një person”, ka përfunduar Ibishi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore