Lajme

Nuk miratohet Raporti Vjetor Financiar i Qeverisë për Buxhetin e vitit 2020


Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

Anëtarët e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk i kanë bërë votat e mjaftueshme për ta votuar Raportin Vjetor Financiar të Qeverisë për Buxhetin për vitin paraprak, 2020.

Gjashtë vota ishin pro dhe dy kundër, duke pamundësuar që votimi të konsiderohet pro.

Më pas në këtë komision ka raportuar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për të hyrat buxhetore, fondet e mirëbesimit dhe donatorët.

“Gjithsej pranimet, përfshirë të fondet në mirëbesim, të hyrat e barturat dhe donatorë ishin në shumën e 2 miliardë e 207 milionë euro, kurse pagesat gjithsej pra përfshirë fondet në mirëbesim, të hyrat e barturat dhe donatorë ishin 2 miliardë e 335 milionë euro”.

“Bilanci i fondeve më 31 tetor 2020 ishte 330 milionë euro, kurse  më 1 janar 2020, kishte qenë 458 milionë euro, me ulje të bilanceve të ruajtura për 128 milionë euro në fund të vitit”, ka thënë Murati, gjatë mbledhjes së Komisionit për Buxhet Punë dhe Transferve.

Murati ka folur edhe për deficitin buxhetor.

“Deficiti buxhetor ishte me rregullën fiskale të ndryshuar me vendim të Kuvendit -5.2 për qind e Bruto Produktit Vendor (BPV), si dhe rregullin e deficit buxhetor që nuk e tejkalon 6.5%”.

“Zyra Kombëtare e Auditimit ka kryer raportin vjetor të auditimit dhe i ka dorëzuar në ministri të Financave Punës dhe Transfereve me datën 30 gusht të vitit 2021, dhe pas pranimit të këtij raporti dhe në konsultim me ministritë e linjave, ka përgatitur dhe planin e konsoliduar për zbatimin e 38 rekomandimeve të zyrës Kombëtare të Auditimit, në përmbushje të obligimit ligjor”.

“Ky plan i është dorëzuar edhe Zyrës Kombëtare të Auditimit sipas afateve ligjore”, ka thënë Murati.

Nga ana tjetër deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka pasur pyetje për ministrin e Murati rreth pagesave të subvencioneve për bujqit.

“Ne takojmë shumë fermerë dhe kanë pasur një problematikë se nuk kanë dalur me shqyrtuar se sa kanë mbjellë. Te pjesa e monitorimit qalojmë më shumë, e sidomos te pjesa e fermerëve dhe për këtë arsye mendoj që mjetet i marrin me vonesë”, ka thënë Lushtaku.

Por ministri i Finacave, Punës dhe Trasfereve i është përgjigjur Lushtakut, duke i thënë se nga marrja e mandatit nuk do të lejojnë vonesa e as keqpërdorime në subvencione.

“Nga tani e tutje me të marr mandatin, unë të sigurojë  që jemi duke ndërmarrë të gjitha masat të mos ekspozohemi, ndaj rreziqeve të tilla në të ardhmen”, ka thënë ai.

Ai ka potencuar se ne tani po paguajmë gabimet e qeverive të kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore