Sport

“Nuk ka asnjë dënim për diçka krejtësisht legjitime”


UEFA, FIFA dhe krijuesit e ligës më të re, Superligës, tashmë janë në një luftë të hapur kundër njëra tjetrës.

Dy institucionet më të larta të futbollit botëror, FIFA dhe UEFA, kanë kërcënuar tre skuadrat e mbetura në Superligë, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus, do t’i përjashtojnë nga eventet e tyre.

Pas këtyre kërcënimeve, drejtuesit e Superligës, kanë vendosur që çështjen ta adresojnë në Gjykatën e Drejtësisë Evropiane.

Një problem i thellë sa ky, pa dyshim nuk mund të zgjidhet sa hapë e mbyllë sytë.

Por, pas gjykatës së Madrid-it, edhe Ministria e Drejtësisë (MD) në Zvicër, ka konfirmuar që asnjë nismë ligjore nuk mund të ndërmerret ndaj pjesëmarrësve në Superligë.

“Nuk ka asnjë dënim për diçka krejtësisht legjitime”, shkruan në njoftimin e MD-së së Zvicrës.

Krijimi i një kompeticioni të ri, nuk bie ndesh me asnjë ligj të Bashkimit Evropian.

Kjo do të thotë që ideja e Superligës është ende gjallë, dhe shumë e fortë.

Siç raportojnë gazetat me të mëdha Evropiane, asnjë skuadër nuk ka japur dorëheqjen zyrtarisht nga kjo ligë.

12 skuadra ende mbesin të përfshira, e Superliga pritet të marrë përfundimisht dritën jeshile pas shqyrtimit të qështjes në Gjykatën e Drejtësisë Evropiane.

Javët e muajtë e ardhshme, do të jenë shumë të rëndësishme për të ardhmen e dy institucioneve më të larta të futbollit, FIFA dhe UEFA.

Fundi i një epoke , e fillimi i një epoke të re, mund të ndodhë shumë shpejtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore