Aplikacione

Njerëzit preferojnë që lajmet e tyre të zgjidhen nga algoritmet, jo nga gazetarët


Numri i njerëzve në të gjithë botën që përdornin faqe interneti ose aplikacione ka rënë me 10 pikë që nga viti 2018, me grupet e reja që preferojnë të lexojnë lajmet përmes mediave sociale.

Publiku i kushton më shumë vëmendje personave të famshëm dhe influencuesve sesa gazetarëve në platforma të tilla si TikTok, Instagram dhe Snapchat, ka thënë Instituti për Studimin e Gazetarisë në raportin vjetor.

Sipas raportit, TikTok është rrjeti social me rritjen më të shpejtë, me 20% të njerëzve në grupmoshën 18-24 vjeç që e përdorin për të marrë lajme, duke treguar një rritje prej pesë pikësh krahasuar me vitin e kaluar.

Just How Harmful Is Social Media? Our Experts Weigh-In. | Columbia  University Mailman School of Public Health

Në anketën e kryer në 46 vende, përfshirë SHBA-në, rezultoi se më pak se gjysma e të anketuarve interesoheshin shumë për lajmet në përgjithësi.

Sondazhi gjithashtu tregon se besimi në mediat tradicionale ka rënë vitin e kaluar, ndërsa njerëzit ende preferojnë që lajmet të zgjidhen nga algoritmet në vend të redaktorëve ose gazetarëve.

Ndërkaq, 56% e njerëzve thonë se janë të shqetësuar për të gjetur ndryshimin midis lajmeve reale dhe të rreme në internet – dy pikë më shumë se vitin e kaluar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore