Aplikacione

Njerëzit më të ndjekur në rrjete sociale


Rrjetet sociale kanë ndikim të madh në shoqëri. Shoqëria me të cilën jetojmë sot ndikohet konsiderueshëm nga rrjetet sociale, në të cilat shpërfaqen trendët më të reja anë e mbanë botës.

Sigurisht, në këto rrjete sociale ka persona që influencojnë trendët, e rrjedhimisht janë ndër më të ndjekurit.

DJ Khaled “Mbreti i Snapchat” është bërë një nga personazhet më të njohur në Snapchat, por Kylie Jenner është në krye të listës me shikueshmëri më të madhe në këtë platformë.

Në platformën Instagram “personi” më i ndjekur është vetë Instagrami (386 milionë ndjekës). Pastaj futbollisti me famë botërore Cristiano Ronaldo (263 milionë) dhe Ariana Grande (222 milionë),

Cristiano Ronaldo aktualisht është individi më i ndjekur në Facebook, me mbi 150 milionë ndjekës.

T-Series është kanali më i ndjekur në YouTube me 172 milionë ndjekës, PewDiePie është personi i dytë me 109 milionë.

Presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara Barack Obama listohet si i pari në platformën Tëitter me 129 milionë ndjekës.

Kurse në platformën TikTok personi më i ndjekur është Charli D’Amelio (108.3 milionë), ky lloj i suksesit është i pari në historinë e kësaj platforme. Pastaj listohet Addisonrae (76.6 milionë) dhe Zach King (56.8 milionë).

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore