Lajme

Një tjetër sulm në Sydney, 4 të plagosur në një Kishë


Një prift është goditur me thikë në altar gjatë një meshe në një Kishë në jugperëndim të Sydney-t.

Ngjarja e rëndë ndodh vetëm 24 orë pas sulmit fatal në një qendër tregtare, që la së paku gjashtë persona të vdekur.

Ishte pak pas orës 19:00, kur një burrë iu afrua priftit në altar dhe dyshohet se e goditi disa herë me thikë në kokë.

Një operacion policor sakaq është duke u zhvilluar në Wakeley, pas raportimeve për ngjarjen.

Besimtarët që ndodheshin në Kishë në atë moment kanë shkuar menjëherë të ndihmojnë priftin.

Nga incidenti mësohet se së paku katër persona janë plagosur. Agresori u arrestua, ndërsa prifti është jashtë rrezikut për jetën.

Të plagosurit pësuan lëndime që nuk janë kërcënuese për jetën dhe po trajtohen nga mjekët.

Ndërkaq, i bëhet thirrje komunitetit të shmangë zonën e ngjarjes.

Prifti që u qëllua me thikë quhet Mari Emmanuel dhe ka ndikim në publik, pasi ndiqet nga shumë persona në mediat sociale.

Ai fitoi famë edhe gjatë kohës së pandemisë, kur predikonte se bllokimi është “skllavëri moderne”, duke shtuar se vaksinat janë të kota, pasi jeta “normale” rrit imunitetin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore