Kosova

Një person provon ta sulmojë Rrahman Jasharajn


Tentim sulmi ndaj Rrahman Jasharaj në shkollën “Ismail Qemli.

Një përleshje ka ndodhur në tubimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në shkollën fillore “Ismail Qemali” ku njëri nga prindërit ka tentuar ta sulmojë kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj derisa ishte duke lëshuar klasën.

“Oh armik, oh armik” i është drejtuar i moshuari Jasharajt teksa ishte deklaruar si mësues.

Jasharaj bashkë me disa sindikalistë kanë qëndruar për disa orë në shkollën fillore “Ismail Qemaili”, teksa greva në shkollat e Kosovës është duke vazhduar që nga 25 gushti.

1 shtatori dhe 2 shtatori, nxënësit i ka gjetur në shtëpi ndërsa mësimdhënësit në grevë.

Sindikata e Arsimit dhe sektorët tjerë publikë janë duke kërkuar 100 euro shtesë në muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

25 gushti i gjeti sërish në greva mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, punëtorët e administratës publike, shërbyesit civilë në institucione lokale dhe qendrore të Kosovës.

Të gjithë kanë të njëjtën kërkesë – rritje të pagës prej 100 eurove. Por, akoma pa përfunduar një ditë e grevës, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, doli me vendim që grevistët të pezullohen nga e drejta për pagesë, pasi nga ta po kërkohet detyrim i bindjes për të punuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore