Lajme

Një person ka vdekur në Pejë, dyshohet se u godit me qëllim nga një veturë


Një person në Pejë ka humbur jetën pasi që është goditur nga vetura.

Viktima dyshohet se është goditur qëllimshëm derisa po ecte në trotuar.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore, Shkodran Nikçi.

“Dyshohet se një këmbësor është goditur qëllimshëm nga një veturë. Viktima ka vdekur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga goditja e veturës. I dyshuari është në kërkim nga Policia e Kosovës”, tha Nikçi për mediat në Prishtinë.

Ai ka thënë se Prokuroria dhe Policia kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Deri më tani nuk dihen detaje shtesë për këtë rast.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore