Lajme

Një OJQ në Prishtinë proteston për palestinezët


Protesta në Prishtinë

Me parulla në duar “Liri Palestinës”, dhjetëra qytetarë protestuan mesditën e së premtes në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Marshi protestues u ndal afër objektit të Qeverisë së Kosovës.

Arsyeja e protestës së thirrur ishte për t’u solidarizuar me popullin palestinez dhe ngritja e zërit kundër “padrejtësive dhe dhunës shtetërore të ushtruar nga shteti Izraelit”.

Në këtë marsh  protestues,  të pranishëm ishin edhe deputeti nga radhët e LVV-së Eman Rrahmani, dhe ish këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, Shkëlzen Gashi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore