Lajme

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e 12 vjeçarës nga Kamenica


Ilustrim.

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit M.J.

“Ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muaji tetor 2021, i pandehuri në komunën e Kamenicës, e ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 12 vjeçare, e cila nuk ka mundur të gjykoj dhe ti vlerësoj pasojat e një marrëdhënie të tillë. Me këto veprime, i pandehuri M. J. dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunimi vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit thuhet se sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, duke marr parasysh edhe faktin që i pandehuri është serb dhe ka nënshtetësinë e Serbisë dhe mund të i ik organeve të drejtësisë.

Policia e Kosovës për këtë rast kishte njoftuar përmes raportit 24 orësh të mërkurën e 20 tetorit, ku u tregua edhe se është arrestuar i dyshuari.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër e mitur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Prokuroria Themelore në Gjilan.

Për këtë rast ka reaguar edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, e cila kërkoi ndëshkim për kryesin e kësaj vepre dhe drejtësi për viktimën.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar paraburgim për personin që dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunim”, kundrejt një të miture 12 vjeçare në komunën e Kamenicës.

Bazuar në njoftimin dhe kërkesën e prokurorisë, “ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.J., gjatë muajit tetor 2021, në komunën e Kamenicës, e ka keqpërdorur seksualisht të miturën”.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh”, thuhet në komunikatën për media.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore