Lajme

Një i vrarë pasi mbetjet e raketës goditën rrugën e Kievit


Një person është vrarë dhe gjashtë janë plagosur pasi mbetjet e një rakete ruse të rrëzuar goditën një rrugë banimi në Kiev. Kështu kanë deklaruar autoritetet ukrainase.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës bëri me dije se mbetjet e raketës shkatërruan një autobus dhe i vunë flakën një ndërtese banimi në lagjen Kurenivka të kryeqytetit, pasi u kapën nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

Ai shtoi se autobusi nuk mbante asnjë pasagjer, por u shkatërrua plotësisht.

Fotot e shpërndara nga Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, tregojnë mbetjet e përdredhura të autobusit të shpërndara nëpër rrugë ndërsa tymi ngrihet nga ndërtesa e dëmtuar.

Ato që duken të jenë gjurmët e raketave kundërajrore shihen në qiellin lart.

Për të lexuar zhvillimet e ditës së 19-të të luftimeve Ukrainë-Rusi kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore