Shqipëria

Një grua përndiqet për ditë me radhë dhe plagoset në kokë, identifikohet autori


Një grua është plagosur në Vlorë nga një shtetas, pas ditëve të tëra përndjekjesh dhe kërcënimesh, teksa personi i dyshuar për kryerjen e aktit është shpallur në kërkim.

Kështu ka bërë me dije Policia e Vlorës ditën e sotme, pas regjistrimit të një procedimi penal për çështjen.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. Sh., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe ka goditur me një send të fortë në kokë, shtetasen E. K.(D), 39 vjeçe, banuese në Vlorë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasit I. Sh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore