Euro 2024

Një francez vendos drejtësinë në Shqipëri-Kroaci


Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës në Euro 2024 kundër Kroacisë, kur në orën 15:00 të 19 qershorit, do të zbresë në fushë në Hamburg.

UEFA ka vendosur tashmë edhe arbitrin e ndeshjes, i cili do të jetë francezi François Letexier, një emër i njohur i arbitrimit evropian.

Letexier, 35-vjeçar, ka qenë arbitri kryesor në pesë takime të UEFA Champions League, në katër ndeshje të UEFA Europa League dhe në 15 sfida të kampionatit francez Ligue 1.

Një vit më parë, ai është caktuar nga UEFA për të gjykuar Super Kupën e Evropës mes Manchester City dhe Sevilla, e luajtur në Pire të Greqisë. Ndërsa, në Francë, ka arbitruar edhe finalen e Kupës në vitin 2021.

Është një ndër arbitrat më premtues në Evropë dhe i cili ka fituar në rang gjatë viteve të fundit mes arbitrave të UEFA-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore