Lajme

Një bust i gjeneralit Soleimani shkakton polemika në Beirut


Zbulimi i një statuje të gjeneralit të vrarë iranian, Qassem Soleimani në Beirut ka shkaktuar polemika në Liban.

Busti prej bronzi i gjeneralit Soleimani u zbulua të martën nga komuna e Ghobeiry-t.

Kjo komunë është një bastion i Hezbollahut.

Statuja u vendos pranë aeroportit të Beirut-it për të përkujtuar rolin e gjeneralit të vrarë në luftërat e Libanit me Izraelin.

Soleimani u vra në një sulm amerikan me dron pranë aeroportit të Baghdad-it një vit më parë.

Shumë libanezë, kryesisht kritikë të Hezbollahut, shprehën kritika në mediat sociale.

Postera gjigantë të Soleimani-t janë vendosur përgjatë autostradës së aeroportit, në rrugë dhe në lagje ku Hezbollah-u gëzon mbështetje.

Këto zhvillime kanë shkaktuar reagime dhe polemika në vend.

Të dielën, persona të paidentifikuar kanë djegur një poster të Soleimani-t në Bekaa.

Të hënën, portrete të tjera të Soleimani-t u dogjën në veri të Beirut-it.

Vrasja e Soleimani-t rriti ndjeshëm tensionet në rajon.

Forca të ndryshmne ne Irak dhe Hezbollahu, aleatët më të ngushtë të Iranit në rajon, kanë bërë thirrje për dëbimin e trupave amerikane nga rajoni./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore