Kosova

Nis takimi mes Lajçak dhe Petkoviç


Ilustrim: Petar Petkoviç dhe Miroslav Lajçak

Të enjten rreth orës 9:30 ka nisur takimi i deleguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, me kryenegociatorin e palës serbe, Petar Petkoviç, në kuadër të dialogut, njoftojnë mediat serbe.

Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia, të enjten, do të takohen në Bruksel për të tretën herë me radhë në Bruksel, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje pas vendimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ndaloi përdorimin e valutës shtetërore serbe, Dinarin, për shit-blerje dhe transaksione financiare në territorin e vendi.

Dy takimet e fundit përfunduan pa ndonjë rezultate konkretë në këtë drejtim.

Pas takimit të fundit e mbajtur më 25 mars në Bruksel, Bislimi theksoi se dallimet me Serbinë në këtë çështje janë të mëdha andaj kërkohet një takim shtesë.

Ndërkaq Petkoviç, kritikoi Prishtinën se nuk po bën përpjekje për të arritur një zgjidhje kompromisi dhe kërkoi që që serbët t’i marrin paratë nga Banka Postare e Serbisë.

Ndryshe në takimin e parë që kryenegociatorët e të dy vendeve zhvilluan nën kujdesin e Lajçakut në Bruksel palët u dakorduan që deri më 22 mars t’i çonin propozimet për zgjidhjen e krizës së dinarit.

Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën se zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, nuk mund të negociojë në Bruksel për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ndaloi përdorimin e valutës shtetërore serbe, Dinarin, për shit-blerje dhe transaksione financiare në territorin e vendit.

Në vlerësimin e Kurtit, Bislimi nuk mund të negociojë për rregulloren e BQK-së, meqë kjo e fundit është institucion i pavarur, e Kosova nuk është vend autokratik sikur Serbia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore