Sport

Nis hyrja e tifozëve holandezë në “Arenën Kombëtare”


Tifozët holandezë të Feyenoord-it kanë vënë këmbët të parët në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Nga pamjet e siguruara prej Albanian Post shihet një prani prej dhjetëra tifozësh në tribunat për karshi të cilat u takojnë sektorit holandez.

Në këtë ndeshje finale ata do të jenë mysafirët, pasi Roma është “ekipi pritës” edhe pse ndeshja zhvillohet në Tiranë.

Pesë orë para fillimit të ndeshjes mes Roma-s dhe Feyenoord-it, tifozët e parë po zënë vendet e tyre për të shijuar spektaklin e finales së parë të Ligës së Konferencës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore