Shqipëria

Nikolla pas takimit me Soreca-n: Në fokus Progres-Raporti i KE-së për Shqipërinë


Të mërkurën e 20 tetorit, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luigi Soreca.

Në fokus të këtij takimi ishte Progres-Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë. Soreca i dorëzoi Nikollës vlerësimin me nota pozitive.

Soreca bëri me dije se brenda vitit do të mbahet Tryeza e Parë Ndërqeveritare.

Nga ana tjetër Nikolla theksoi faktin se, “për integrimin evropian punohet përditë dhe reformat integruese u shërbejnë qytetarëve shqiptarë”.

Në përfundim Kryeparlamentarja bëri me dije se, ”Kuvendi do të intensifikojë punën për plotësimin me sukses të të gjitha kushteve dhe do të garantojë legjitimitetin demokratik të procesit të integrimit evropian”.

Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi

Një ditë më parë Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, theksoi faktin se Shqipëria ka realizuar reforma të thella.

Ai vijoi duke se Shqipëria i përmbushur kushtet duke përmendur reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Paketa e Progres-Raportit, fokusohet në monitorimin e reformave kyçe, si sundimi i ligjit, funksionimi i institucioneve demokratike, administratës publike dhe reformave ekonomike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore