Lajme

Nigeri: 6 të vdekur dhe 100 të zhdukur pas shembjes së një kulle


Të paktën gjashtë persona kanë vdekur pasi një kullë në ndërtim e sipër në kryeqytetin e Nigerisë, Lagos, u shemb, duke bllokuar punëtorët nën një grumbull rrënojash betoni. Lajmin e ka bërë të ditur shefi i shërbimeve të urgjencës shtetërore të martën e 2 nëntorit.

Zyrtari, Olufemi Oke-Osanyintolu, tha se një përpjekje kërkimi dhe shpëtimi ishte nisur për të mbijetuarit vonë të hënën.

Dëshmitarët thanë se deri në 100 njerëz ishin të zhdukur dhe të paktën tre të mbijetuar u tërhoqën të hënën mbrëma.

Ndërsa punonjësit e shpëtimit vrapuan kundër orës për të gërmuar nën rrënoja ku gjetën viktimat në vendin në lagjen e pasur të Ikoyi-t, ku shumë blloqe banesash janë në ndërtim e sipër.

Punëtorët deklaruan se rreth 100 njerëz ishin në punë kur ndërtesa u rrëzua.

Komisioneri i policisë së shtetit të Lagos-it, Hakeem Olusegun Odumosu, tha se ishte ende shumë herët për të përcaktuar shkakun e shembjes.

Femi Oke-Osanyintolu, menaxher i përgjithshëm i agjencisë shtetërore të menaxhimit të emergjencave në Lagos, tha se shumë punëtorë ishin të bllokuar nën rrënoja.

Shembjet e ndërtesave janë të shpeshta në Nigeri, vendi më i populluar i Afrikës, ku rregulloret zbatohen dobët dhe materialet e ndërtimit shpesh janë nën standarde.

Qeveria e Lagos-it tha se ndërtesa kishte 22 kate dhe autoritetet po vlerësonin nëse kishte pasur ndonjë dëmtim aty pranë.

Ndërtesa e shembur ishte pjesë e tre kullave që po ndërtoheshin nga zhvilluesi privat “Fourscore Homes”. Në një broshurë për klientët e mundshëm, kompania premton të ofrojë “një mënyrë jetese pa stres, të kompletuar me një prirje hotelerie”. Njësia më e lirë u shit për 1.2 milion dollarë.

Ndër të tjera kompania e ndërtimit dhe kontraktori kryesor nuk kanë dhënë asnjë shpjegim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore